LAJME / E Diel 5 Prill 2026, 17:05

E rëndë në vend, gjendet i pajetë mësuesi në banesën e tij

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në qytetin e Korçës, ku një mësues 67-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij.

Sipas informacioneve paraprake, i moshuari jetonte i vetëm.

Ai është gjetur nga mbesa e tij, e cila kujdesej rregullisht për të dhe kishte shkuar për ta vizituar, pasi nuk kishte arritur të lidhej me të. Ka qenë pikërisht ajo që ka njoftuar menjëherë shërbimet e policisë.

Nga këqyrja paraprake e trupit, ekspertët mjeko-ligjorë nuk kanë konstatuar shenja dhune. Dyshimet e para janë se 67-vjeçari mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrore, megjithatë autoritetet bëjnë me dije se pritet ekspertiza e plotë për të përcaktuar me saktësi rrethanat e humbjes së jetës.

Ngjarja sjell sërish në vëmendje problematikën e vetmisë tek të moshuarit, një fenomen i përhapur, ku shumë prej tyre jetojnë të izoluar dhe pa kujdes të përditshëm, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE