
Më datë 17.05.2026, rreth orës 00:50 në fshatin Bojanë të Shkupit, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria 19-vjeçarin M.B., nën dyshimin e
bazuar për kryerjen e veprës penale “vrasje” sipas nenit 123 të Kodit Penal. Ky arrestim erdhi pasi babai i tij, I.B., raportoi në linjën emergjente 192 se djali i tij i
kishte rrëfyer vrasjen e 18-vjeçarit B.D. nga po i njëjti fshat, ngjarje e cila kishte ndodhur dy ditë më parë, më 15.05.2026, me armë zjarri në një pyll pranë
fshatit Saraj. Pas ndërhyrjes policore, i dyshuari u shoqërua në stacion, ndërsa u gjetën trupi i pajetë i viktimës dhe pistoleta me të cilën u krye krimi. Pas
dokumentimit të plotë të rastit, ndaj M.B. do të ngrihet kallëzim penal përkatës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
