LAJME / E Hënë 25 Maj 2026, 21:09

E rëndë në Shkup: E mitura përfundon në Gjinekologji me dhimbje lindjeje, policia arreston nënën

Në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Akusheri në Shkup dje është dërguar një e mitur me dhimbje lindjeje. Pas denoncimit nga ana e Klinikës, policia ka arrestuar nënën e saj, ndërsa me babanë është kryer bisedë zyrtare dhe është njoftuar prokurori publik.

MPB: Janë ndaluar 14 shoferë për drejtim të pandërgjegjshëm të automjeteve
?Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton detajet e ngjarjes në bilancin e sotëm policor:
?”Më 24.05.2026 në ora 15:50 në ISHP ‘Gjinekologji dhe Akusheri’ pranë kompleksit të klinikave ‘Nënë Tereza’ në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria 38-vjeçaren S.K. nga Shkupi.

Ky veprim ka pasur bazë pas denoncimit paraprak nga institucioni në ora 13:40, ku njoftohej se tek ata ishte sjellë vajza e mitur e S.K. me dhimbje lindjeje. Me babanë e të miturës, B.K. (38), është zhvilluar bisedë zyrtare dhe është njoftuar prokurori publik.”

?Autoritetet po ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit, dhe pas dokumentimit të të gjitha provave do të vijojë parashtresa përkatëse ligjore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE