LAJME / E Hënë 8 Janar 2024, 11:11

E rëndë në Korçë/ Gjendet një person i pajetë, zbardhen dyshimet e para

Gjendet i pajetë një i moshuar në lagjen 17 të qytetit të Korçës.

Sipas burimeve, mësohet se disa ditë më parë e bija ka bërë deklarim në Polici që ka humbur kontaktet me babain.

Ai u gjet i pajetë nga banorët ndërsa trupi po dërgohet në morgun e spitalit të Korçës.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.