LAJME / E Diel 5 Prill 2026, 13:01

E rëndë në Greqi, shëmbja e ndërtesës i merr jetën gruas, shpëtojnë dy fëmijët

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e së shtunës qendrën e Korinthit, ku shembja e një pjese të një ndërtese të braktisur i mori jetën një gruaje që po kalonte rastësisht në trotuar.

Sipas mediave lokale, ngjarja ndodhi në rrugën Pegasos, në zonën Kalamia, kur një pjesë e parapetit të tarracës u shkëput papritur dhe ra mbi kalimtarët. Viktima ndodhej në atë moment së bashku me dy fëmijët e saj, të cilët mbetën të plagosur lehtë.

Gruaja nuk arriti të shmangte rënien e materialeve të ndërtimit dhe çimentos, duke mbetur e bllokuar poshtë tyre dhe duke humbur jetën në vendngjarje.

Ndërkohë, fëmijët e saj u transportuan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e shembjes, ndërsa dyshohet se gjendja e amortizuar e godinës së braktisur mund të ketë qenë faktor kyç në këtë tragjedi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE