LAJME / E Hënë 27 Janar 2025, 12:12

E rëndë në Greqi/ 3-vjeçari përfundon në intubim pas dhunës së prindërve

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Kretë të Greqisë ditën e sotme, ku një i mitur 3-vjeçar ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë pas dhunës së ushtruar nga prindërit e tij.

Mediat greke raportojnë se 3-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital, pasi fqinjët lajmëruan policinë për gjendjen e tij të rëndë.

I mituri ka mbërritur në spital me dëmtime në kokë, çarje të aortës abdominale dhe goditje të rënda në trup, mavijosje, gërvishtje dhe djegie me cigare, të cilat duket se kanë ndodhur në periudha të ndryshme.

Gjithashtu u konstatuan hematoma në tru dhe këputje e aortës abdominale, si pasojë e së cilës fëmija u intubua dhe iu nënshtrua operacionit.

Pas njgjarjes së rëndë policia ka arrestuar nënën 3 3-vjeçarit dhe partnerin e seaj 44-vjeçar, të cilët akuzohen për vrasje të mbetur në tentativë, plagosje trupore ndaj një personi të pambrojtur dhe ndër të tjera për veprën penale të dhunës në familje.

Ndëkrohë që çfifti ka fajësuar njëri-tjetrin për dhunën ndaj të miturit.

Sipas informacioneve, nga kontrolli i shtëpisë janë gjetur dhe sekuestruar armë dhe sende të ndryshme, mes tyre një pistoletë me ajër, një pjesë e arme gjahu, tytë, një shkop druri, dy copa druri nga shtrati për fëmijë, si dhe shtatë tableta të një formulimi medicinal “XANAX”, për të cilin nuk kishte recetë të nevojshme mjekësore.