
Dy muaj më parë, 31 vjeçari Klajdi Dumbo nga Pogradeci, ka tentuar të hidhej nga kati i gjashtë i banesës në lagjen Nr. 3 të qytetit ndërsa u shpëtua nga dy të rinj.
Vetëm pak momente më parë ai është gjetur i vetëvarur në banesën e tij ku jetonte i vetëm me nënën. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 4 të qytetit të Pogradecit. 31 vjeçari kishte kohë që kishte krijuar varësi nga lëndët narkotike çka dyshohet se ishte dhe motivi që herë pas here kishte luhatje të humorit.
Policia ndërkohë ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen dhe rrethanat. Kujtojmë që dy të rinjtë që e shpëtuan thanë atë kohë për mediat se 31 vjeçari ju kishte rrëfyer se ishte i mërzitur me fjalët që dëgjonte nga njerëzit dhe se ndihej i bullizuar prej tyre. Gjithashtu ata shtuan se 31 vjeçari në tentativën e parë të vetëvrasjes ishte nën efektin e alkoolit.
