LAJME / E Diel 22 Mars 2026, 22:10

E rëndë! Aksident në Vlorë

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar këtë të diel, më 22 mars 2026, në aksin Vlorë–Kotë, në zonën e fshatit Drashovicë, përgjatë rrugës së lumit të Vlorës.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, një mjet tip “Benz” dhe një mjet tip “Ford”. Si pasojë e përplasjes së fortë, dyshohet se të dy drejtuesit e mjeteve kanë humbur jetën në vendngjarje.

Ndërkohë, një person i tretë ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po merr ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE