LAJME / E Diel 10 Maj 2026, 20:08

E quajti ambasador të Ramës, BE dënon sulmet e Berishës ndaj Silvio Gonzatos

“Ky sillet sikur të jetë ambasadori i Edi Ramës”.

Bashkimi Europian ka reaguar ndaj këtij sulmi të përsëritur të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndaj ambasadorit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, të cilin një ditë më parë Sali Berisha e akuzoi se po i shërben kryeministrit Rama dhe trillon në Bruksel kundër opozitës, si një parti që po punon kundër integrimit.

Një zëdhënës i BE dënoi sulmet personale kundër ambasadorit Silvio Gonzato si dhe shprehu mbështetjen ndaj përfaqësusesit të unionit në Shqipëri: “Deklarata të tilla janë të papranueshme. BE dënon me forcë sulmet personale të bëra në Ditën e Evropës ndaj Ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shqipëri. Ambasadori i BE-së ka vepruar në çdo kohë me profesionalizëm dhe integritet të plotë. Ne kemi besim të plotë tek ai dhe puna e tij”.

Në mbështetje të Gonzatos dolën edhe kolegët europianë të akredituar në Tiranë, me në krye ambasadorin e Qipros, vend që mban edhe Presidencën e radhës të BE-së, duke i cilësuar fjalët e Berishës si kritika personale të pajustifikuara dhe të papranueshme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE