
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Turqi, ku një çift është arrestuar pasi u kap në flagrancë duke kryer marrëdhënie seksuale brenda mjediseve të një xhamie historike.
Ngjarja u zbulua nga punonjësi i xhamisë, i cili kishte mbërritur herët në mëngjes për faljen e namazit.
Pasi dëgjoi zhurma të dyshimta nga brenda ndërtesës, ai fillimisht mendoi se bëhej fjalë për një vjedhje.
Megjithatë, pas verifikimit të kamerave të sigurisë, ai u përball me një skenë krejtësisht tjetër: një burrë dhe një grua po kryenin marrëdhënie seksuale brenda vendit të kultit.
Punonjësi njoftoi menjëherë autoritetet policore, të cilat nisën një hetim të shpejtë. Përmes pamjeve të kamerave të sigurisë, policia arriti të identifikonte dhe të arrestonte dy të dyshuarit.
Sipas medieve vendase, çifti ka tentuar të justifikohet përpara hetuesve duke thënë se e kishin bërë këtë akt “për adrenalinë, fantazi dhe si një përvojë ndryshe”.
Pasi dolën përpara gjykatës, dy të arrestuarit u liruan me masa kufizuese (detyrim paraqitjeje), në pritje të përfundimit të plotë të hetimeve dhe gjykimit të çështjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
