
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është shfaqur për herë të parë pas shkarkimit, në prezantimin që është duke i bërë sot Enea Karakaçit, si pasues i saj në krye të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Newsbomb.al është duke transmetuar pamje të drejtpërdrejta nga prezantimi në ambientet e MIE, ku ish-ministrja dhe ish-zëvendëskryeministrja dallohet dukshëm e prekur nga akuzat, ndërprerja e detyruar e detyrës për shkak të akuzave të SPAK dhe zëri që i dridhet.
“Asgjë nuk do të fshijë punën tuaj dhe atë që keni bërë deri më sot”, ju drejtuar Belinda Balluku stafit të dikasterit që drejtoi për shumë vite, ndërsa ata e duartrokisnin dhe disa prej tyre u fiksuan nga kamerat edhe të përlotur.
“Unë nuk kam as 300, as 30 dhe as 3 apartamente. Nuk kam as 1 e as 2 jahte, nuk as limuzina, as helikopter e as avion, por të gjitha këto janë pjesë e një gjyqi publik, i cili fatkeqësisht bëhet me lehtësinë më të madhe në këtë vend”, u shpreh ajo.
Ky ishte momenti kur ish-zëvendëskryeministrja pati një moment dobësie, e prekur nga ai që e quajti gjyq publik, ama theksoi se është rritur me gjyq publike, duke lënë të kuptohej historinë e gjyshit të saj, Beqir Balluku.
“Ndoshta kurrizi ma mban më mirë se kushdo tjetër gjyqin publik, pasi jam trajnuar dhe kalitur që e vogël. Unë di të bëj punën time, secili ka mënyrën e tij, jam munduar ta bëj më të mirën”, vijoi ajo, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
