LAJME / E Diel 3 Maj 2026, 09:09

E papritur, gruaja e Mirit del ne ekran, ‘thyen’ heshtjen, detaji befasues per xhelozine ndaj Selin!

Bashkëshortja e Mirit, Rabea Shahini, ka folur për marrëdhënien e tij me Selin Bollatin gjatë “BB VIP 5”, duke hedhur poshtë

aludimet për xhelozi apo ndjenja mes tyre.

E ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, ajo u shpreh se nuk është ndjerë aspak xheloze për situatat e krijuara në shtëpi, duke

theksuar se ka pasur besim të plotë tek bashkëshorti i saj.

“Nuk kam qenë xheloze, sepse e di shumë mirë çfarë raporti kemi dhe i besoj plotësisht Mirit. Nuk kishte arsye për xhelozi,” tha

ajo, duke shtuar se komentet e bëra jashtë formatit nuk duhet të gjykohen pa baza.

Edhe Miri, nga ana e tij, foli për raportin e tij me Selin, si dhe për jetën personale pas daljes nga reality show. Ai tregoi se nuk

ka marrë ende pasaportën gjermane, megjithëse ka bërë aplikimin së fundmi, duke theksuar se nuk ka dashur të heqë dorë

nga shtetësia shqiptare.

Sipas tij, aktualisht është e mundur të mbajë të dyja shtetësitë, çka i lejon të ruajë edhe lidhjen me Shqipërinë, edhe jetën e tij në Gjermani, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE