LAJME / E Hënë 1 Qershor 2026, 18:06

E pabesueshme cfare ka bere Polici shqiptar per turistin austriak. I huaji ka mbetur…

Një ngjarje qytetare ka ndodhur në Shkodër, ku një punonjës i Policisë Rrugore në shërbim ka gjetur në rrugë një portofol të humbur nga një turist i huaj.

Pas verifikimeve, efektivi bëri të mundur identifikimin e pronarit të portofolit, një turist austriak. Më pas, punonjësi i Policisë Rrugore ia dorëzoi portofolin me dokumentet dhe shumën e parave.

Një rast i tillë tregon profesionalizmin e lartë të treguar nga punonjësi i policisë.

Gjatë paradites së sotme, në lagjen “Parrucë”, në qytetin e Shkodrës, një punonjës i Policisë Rrugore në shërbim, ka gjetur në rrugë, një portofol.

Pasi ka kryer verifikimet, punonjësi i Policisë ka bërë të mundur identifikimin e pronarit të portofolit, shtetas austriak, ka komunikuar me të dhe i ka dorëzuar portofolin me dokumente dhe një shumë parash.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër vlerëson dhe inkurajon sjellje të tilla, që pasqyrojnë përkushtimin, integritetin dhe korrektësinë e punonjësve të Policisë së Shtetit në shërbim të komunitetit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE