LAJME / E Premte 20 Shkurt 2026, 19:07

E PABESUESHME, Berisha ben premtimin qe nuk e besonte askush, ja cfare do te ndodhe…

Sikurse zakoni e do në konferencën e përjavshme drejtuar gazetarëve, Berisha paralajmëroi se me ardhjen në pushtet, Partia Demokratike e Shqipërisë do ta shpallë korrupsionin “krim të rëndë”, duke propozuar dhe dyfishim të dënimit. Por lufta kundër korrupsionit nis me pasqyrën. Sepse nëse korrupsioni do shpallet krim i rëndë, atëherë reforma e parë duhet të jetë autobiografike.

Ndaj pyetja që rrjedh natyrshëm është: a ka vullnet doktori të predikojë fiks mbi këtë?
Nëse parimi është “zero tolerancë”, atëherë transparenca duhet të nisë me dosjet që kanë shoqëruar vetë liderin ndër vite. Jo me lot për demokracinë, por me fakte, me llogaridhënie, me pasqyrën përballë, aty ku revolucioni duhet të nisi nga shtëpia. Pastaj radha kalon te miqtë e shtëpisë politike.

Si psh : Flamur Noka – një nga zërat më të fortë opozitarë. Nëse standardi i ri do të jetë “zero tolerancë”, atëherë çdo çështje, çdo procedurë, çdo dosje që lidhet me bashkëpunëtorë apo figura të afërta politikisht duhet të trajtohet me të njëjtin zell si akuzat ndaj mazhorancës.Sepse revolucioni moral nuk funksionon me përjashtime.

Nëse SPAK heton një bashkëpunëtor të afërt, prova e sinqeritetit nuk është sulmi ndaj prokurorëve — por gatishmëria për transparencë.
Sepse nëse korrupsioni është krim i rëndë, ai nuk bëhet i lehtë kur i përket “kampit tonë”.

Fatmir Mediu – emër që lidhet prej vitesh me çështjen e Gërdecit. Nëse korrupsioni është krim i rëndë, atëherë edhe aleancat duhet të jenë të lehta si bora, jo të rënda si dosjet.
Gazment Bardhi – përmendur shpesh në debate politike lidhur me çështjen e Pjerin Xhuvani. Në një republikë të premtuar si “e pastër”, çdo hije kërkon sqarim, jo retorikë.

Figura të tjera të vjetra si Aldo Bumçi, që për vite kanë qenë pjesë e sistemit që sot shpallet për t’u rrëzuar.
Dhe minimalisht me këto deklarata duhet filluar dhe kthesa ndaj qasjes për SPAK-un, duke e parë këtë institucion si test, jo si armik.
Por shqiptarët të cilët janë rrahur me vaj e me uthull në këto vite demokracie nga liderët tanë politike, e dinë shumë mirë që gjithmonë është më e lehtë të shpallësh luftë nga podiumi sesa të bësh kontroll brenda oborrit.

Nëse PD vërtet do ta shpallë korrupsionin krim të rëndë, atëherë lista e parë e hetimit nuk duhet të nisë nga kundërshtarët — por nga arkiva e vet.
Sepse ndryshe premtimi tingëllon si një pastrim që fillon nga komshiu, ndërsa shtëpia jote pret ende fshesën.

Nëse PD do ta kthejë korrupsionin në krim të rëndë, atëherë lista nuk mund të fillojë selektivisht.
Ajo duhet të jetë e verbër ndaj ngjyrave partiake.
Ndryshe, “krimi i rëndë” rrezikon të mbetet thjesht një slogan i rëndë — por me peshë vetëm për kundërshtarin.
Në politikë, zakonisht nuk sakrifikohet mbreti për të shpëtuar kështjellën.
Sakrificohet kështjella për të mbajtur mbretin.

Nëse do të detyrohej të zgjidhte, logjika politike sugjeron se do të ruante veten sa më gjatë, dhe do të linte që rrethi të rikonfigurohej sipas nevojës. Në fund, pushteti funksionon me instinkt mbijetese — jo me sentimentalizëm. Ndaj kjo deklaratë e ditës së premte e Berishës, duket se me shumë e vonon ardhjen e tij në pushtet, pasi e bën atë edhe me të pabesueshëm sec eshtë në sytë e elektorati, për aq kohë sa nuk ka ndërmend ta nisi nga vetja apo të tijët. Dhe fabula që na vjen nga populli thotë jo pa të drejtë: UJKU qimen e ndërron por zakonin se harron… do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE