LAJME / E Diel 25 Janar 2026, 23:11

E FUNDIT! Vjen lajmi i madh, do jepen LEK bonus per keto familje! Përfitojnë plot 148 mijë qytetarë

Këshilli i Ministrave ka miratuar zyrtarisht Aktin Normativ për ndryshimet e fundit në buxhetin e vitit 2025, duke siguruar një mbështetje financiare të rëndësishme për shtresat më në nevojë. Përmes këtij akti, qeveria do të shpërndajë një bonus prej 15,000 lekësh (150 euro) për rreth 148,500 qytetarë.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se ky fond prej 2.2 miliardë lekësh është i fokusuar tek familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar.

Nisma synon të zbusë koston e jetesës për kategoritë më vulnerabël në vend. Përfituesit ndahen në tre kategori kryesore:

Më poshtë paraqitet pasqyra e kostos dhe shtrirjes së këtij Akti Normativ:

Gjatë prezantimit të vendimit, Ministri Malaj theksoi se ky bonus vjen si një formë solidariteti dhe mirëmenaxhimi të buxhetit:

“Masa e mbështetjes financiare do të jetë 15 mijë lekë. Kjo nismë synon të mbështesë direkt familjet që kanë më shumë nevojë për rritje të fuqisë blerëse gjatë periudhës së festave dhe mbylljes së vitit.”

Ashtu si në vitet e kaluara, bonusi pritet të kalojë automatikisht në llogaritë bankare të përfituesve ose përmes zyrave të Postës Shqiptare, aty ku qytetarët tërheqin zakonisht ndihmën ekonomike apo pensionin e invaliditetit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE