
Ish-deputeti Ervin Salianji, edhe pse nuk u lejua të garojë në zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike, vijon takimet e tij me demokratët.
Këtë herë Salianji është ndalur në Peshkopi, ku nuk i ka kursyer akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, duke u shprehur se ai
nuk mund ta sjellë më PD-në në pushtet.
Po ashtu, ai hodhi akuza se Berisha abuzon me respektin e demokratëve.
Salianji: Kjo parti nuk mund të vazhdojë më kështu. Nuk mund të pretendojmë ndryshim për Shqipërinë kur nuk ndryshojmë
veten. Shqiptarët nuk e mbështesin lidershipin e PD-së. Kur nuk e themi të vërtetën, nuk ndryshojmë kurrë. Sali Berisha nuk
mund ta sjellë PD-në në pushtet, as sot, as nesër, as kurrë. Çdo ditë që ai qëndron në krye të PD-së është fitore personale për
të, por humbje e madhe për Shqipërinë. Të gjithë duhet të kenë guximin ta thonë në publik. Ai abuzon me respektin e demokratëve, abuzon me moshën, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
