
Emigrantët shqiptarë në Irlandë kanë kryqëzuar kreun e kuvendit Niko Peleshi, duke kërkuar heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, në mënyrë që të hapet rruga e integrimit evropian. Ndërsa Peleshi ishte përgatitur për të bërë propagandë dhe fushate elektorale, shqiptarët e Irlandës I kujtuan korrupsionin galopant që po shpopullon vendin.
Kryetari i kuvendit Nik Peleshi përfitoi nga vizita zyrtare në Irlandë për të organizuar takime me shqiptarët e diasporës dhe për të bërë fushate elektorale e propagandë me ta. Por takimi i tij nuk shkoi ashtu siç e kishte parashikuar pasi emigrantët shqiptarë në Irlandë e kanë kryqëzuar kryeparlamentarin, sa i takon mbrojtjes që mazhoranca po i bën korrupsionit, në rastin e Belinda Ballukut.
Ndërsa NiKo Peleshi, nisi të mbajë fjalimet e propagandës qeveritare, një nga shqiptarët e Irlandës i kujtoi bllokimin e procesit të integrimit për shkak të vendit të partisë socialiste për të mos lejuar arrestimin e Belinda Ballukut. Është ky momenti kur Peleshi ndihet i zëne ngushtë dhe nuk di ti ktheje një përgjigje.
Më tej emigrant shqiptar, I kujtoi kreut të kuvendit, që është pikërisht korrupsioni I madh, që ka sjelle largimet masive nga vendi, duke shpopulluar Shqipërinë, si asnjëherë më parë.
Kështu kryeparlamentari i cili kishte lënë mënjane detyrën shtetërore për të bërë fushatë për partinë socialiste, nuk i funksionoi, propaganda gjatë takimit me shoqatën kulturore shqiptare në Irlandë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
