LAJME / E Enjte 24 Shtator 2026, 07:07

Reagon djali i Kadri Veselit pas ftesës

Klestor Veseli, djali i ish-kreut të UÇK-së, Kadri Veseli, edhe sonte ka marrë pjesë në protestën mbështetëse për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

I pyetur nga mediat nëse ka marrë ftesë nga Presidenca për takim, pas raportimeve se ushtruesja e detyrës së Presidentes,

Albulena Haxhiu, do të ftojë familjet e ish-krerëve të UÇK-së pas aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale, Veseli tha se nuk është kontaktuar.

“Unë personalisht jo”, u shpreh shkurt Klestor Veseli.