LAJME / E Hënë 17 Nëntor 2025, 00:12

E fundit! Moti bënë KTHESEN DRASTIKE! Bashkia jep AL*RMIN , ja cfarë na pret javën e ardhshme

Bashkia e Vlorës ka lëshuar një paralajmërim zyrtar për të gjithë qytetarët, duke i bërë thirrje që të jenë maksimalisht të kujdesshëm gjatë datave 17 dhe 18 nëntor, periudhë në të cilën qyteti bregdetar pritet të përfshihet nga një sistem i fuqishëm reshjesh.

Sipas njoftimit të marrë nga Qendra Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore, reshjet do të jenë mesatare, por lokalisht mund të shfaqen intensive, duke rritur rrezikun e përmbytjeve të shpejta, sidomos në zonat e ulëta dhe pranë vijave të ujërave.

Autoritetet vendore u bëjnë thirrje banorëve të:

Në veçanti, një apel i fortë i është drejtuar drejtuesve të automjeteve që të mos parkojnë mjetet në zona të njohura për rrezik përmbytjeje, si afër kanaleve, lulishteve të ulëta, nënkalimeve dhe bizneseve pranë vijës bregdetare.

Rryma të forta uji dhe grumbullime të menjëhershme mund të ndodhin edhe pas reshjeve të shkurtra, duke shkaktuar dëmtime materiale.

Sipas sinoptikanëve, reshjet mund të shoqërohen me:

“Qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm dhe të marrin masa paraprake. Çdo situatë problematike duhet raportuar menjëherë,” thuhet në njoftimin e Bashkisë.

Reshjet e paralajmëruara janë pjesë e një sistemi të gjerë moti të pazakontë për muajin nëntor dhe pritet të sjellin ngarkesë të shtuar në rrjetet e drenazhimit të qytetit.

Bashkia kërkon bashkëpunim maksimal nga banorët, në mënyrë që situata të menaxhohet pa incidente dhe dëmtime. Marku i motit i këtyre ditëve do të jetë vendimtar për të vlerësuar nëse do të nevojiten masa të mëtejshme emergjente, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE