LAJME / E Diel 22 Mars 2026, 02:02

E fundit! I riu shqiptar me shkop berberin në Greqi, arrestohet nga policia, arsyeja e çmendur

Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar në qytetin e Pylosit, në Greqi, pasi dyshohet se ka sulmuar një berber dhe i ka dëmtuar automjetin.

Sipas njoftimit të policisë greke, ngjarja ka ndodhur pasditen e 7 shkurtit.

Fillimisht, i riu kishte shkuar si klient në berberhane dhe ishte qethur nga pronari, një 51-vjeçar.

Më pas, për arsye ende të paqarta, ai është rikthyer në ambientet e berberhanes i pajisur me një shkop metalik të palosshëm.

Autoritetet bëjnë me dije se 25-vjeçari fillimisht ka ofenduar berberin dhe më pas e ka goditur me shkop, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Po ashtu, ai dyshohet se ka dëmtuar edhe automjetin në pronësi të 51-vjeçarit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE