
Gjatë gjithë jetës së saj, bota e pa Nënë Terezën si simbolin e paqes dhe dashurisë, por pak kush e dinte kalvarin e vuajtjeve
që ajo mbante në heshtje. Kur ajo ndërroi jetë në vitin 1997, një detaj tronditi ata që e panë trupin e saj për herë të fundit:
këmbët e saj ishin tmerrësisht të deformuara, me gishta të shtrembëruar dhe kocka të dala jashtë vendit. Shumë menduan se
ishte pasojë e ndonjë sëmundjeje të lindjes, por e vërteta ishte shumë më hyjnore dhe e dhimbshme.
Sekreti qëndronte te përulësia e saj e pashoqe. Sa herë që në jetimoret e saj vinin dërgesa me këpucë të përdorura nga
donacionet, Nënë Tereza ishte e para që i kontrollonte ato. Ajo nuk zgjidhte palën më të mirë, por përkundrazi, kërkonte palën
më të vjetër, më të grisur dhe më të parehatshme për veten e saj. Ajo donte që fëmijët dhe motrat e tjera të kishin këpucët më
të mira, ndërsa vete mbante ato që shpesh ishin numra më të vegjël dhe që ia vrisnin këmbët në çdo hap.
Vitet e gjata të ecjes nëpër rrugët e nxehta të Kalkutës me këto këpucë të papërshtatshme bënë që këmbët e saj të deformoheshin përgjithmonë. Ajo refuzonte të blinte këpucë të reja apo të vishte diçka që ia lehtësonte ecjen, duke zgjedhur të ndante dhimbjen me ata që nuk kishin asgjë. Këmbët e saj të copëtuara u bënë dëshmia e gjallë e asaj që ajo e quante “dashuri që dhemb”. Historia e saj na kujton se madhështia e vërtetë nuk qëndron te veshja, por te shenjat që lë sakrifica në trupin e atij që shërben me zemër, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
