LAJME / E Shtunë 13 Dhjetor 2025, 22:10

E fr*kshme! Lëndohet rëndë punonjesi i policise

Një aksident me disa automjete ka ndodhur pasditen e së shtunës në aksin nacional Shkodër–Tiranë, duke shkaktuar lëndime tek disa persona, mes tyre edhe një efektiv i Policisë së Shkodrës.

Sipas informacioneve paraprake, në ngjarje janë përfshirë tre automjete. Përplasja ka qenë e fortë, por fatmirësisht nuk raportohet për viktima. Personat e lënduar janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Për shkak se ndër të plagosurit është edhe një punonjës policie, hetimet nuk po kryhen nga strukturat e policisë rrugore, por janë marrë në dorë nga Prokuroria e Shkodrës, e cila pritet të analizojë dinamikën dhe shkaqet e aksidentit.

Ndërkohë, grupi hetimor po mbledh provat në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar përgjegjësitë e secilit prej drejtuesve të mjeteve të përfshira, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE