LAJME / E Enjte 31 Korrik 2025, 23:11

E dhimbshme! Salsano Rrapi hidhet nga skena e Portokallise, askush nuk e pret

Një incident i papritur në skenë nuk e ndaloi aspak aktorin e njohur të humorit, Salsano Rrapi, i cili ra aksidentalisht gjatë një shfaqjeje në Bulqizë, por e ktheu menjëherë situatën në një batutë që po bën xhiron e rrjeteve sociale.

Teksa po interpretonte një skeç humoristik në kuadër të një aktiviteti festiv, Rrapi rrëshqiti nga skena dhe u rrëzua, duke u përballur me një “kërcim të lirë” që i befasoi të gjithë të pranishmit. Por në vend që të ndalej apo të shfaqte ndonjë shqetësim, aktori u ngrit me stilin e tij karakteristik dhe më pas postoi videon në rrjetet sociale me mbishkrimin: “Video më e plotë e hedhjes sime nga trampolina në Bulqizë…”.

Reagimet e ndjekësve kanë qenë kryesisht plot humor dhe simpati, duke vlerësuar aftësinë e Salsanos për ta kthyer çdo situatë në të qeshura. Një tjetër provë se edhe kur rrëzohesh, nëse je profesionist i humorit, publiku vazhdon të duartrokasë.

Kjo nuk është hera e parë që Salsano Rrapi dëshmon se arti i humorit nuk është vetëm skenë, por mbi të gjitha qëndrim jetësor. Edhe në një situatë që për këdo tjetër do të ishte e turpshme ose shqetësuese, ai arriti të ngrejë moralin e audiencës dhe ta përkthejë rrëzimin në duartrokitje.

Pas incidentit, shfaqja vazhdoi normalisht dhe publiku në Bulqizë e priti me entuziazëm rifillimin e programit, ndërsa Rrapi ruajti të njëjtin energji dhe përkushtim. Organizatorët shprehën mirënjohjen për pjesëmarrjen e aktorëve dhe theksuan se kujtime si ky mbeten pjesë e çasteve që lidhin artin me njerëzit në mënyrën më të sinqertë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE