LAJME / E Shtunë 17 Janar 2026, 18:06

E dhimbshme! Erdhi për pushime tek gjyshërit, dalin detaje rrënqethëse nga vd*kja e 18 vjecares në Durrës

Vikena Greku, 18-vjeçarja që humbi jetën mbrëmjen e së enjtes në një aksident tragjik në Urën e Dajlanit në Durrës.

Ajo jetonte prej vitesh në Gjermani së bashku me prindërit e saj, Vullnet dhe Valbona Greku, si edhe me vëllain e vogël.

Burime pranë familjes bëjnë me dije se e reja ishte kthyer në Shqipëri për të takuar gjyshërit, por udhëtimi i saj u ndërpre tragjikisht nga aksidenti fatal.

Pas largimit të prindërve drejt Gjermanisë disa vite më parë, Vikena dhe vëllai i saj i vogël, Nevio,

kishin qëndruar me gjyshërit në fshatin Dyshnik të Beratit, ku kishin ndjekur edhe shkollën 9-vjeçare.

Më pas, pasi prindërit arritën të përfundonin dokumentacionin, fëmijët u bashkuan me ta në Gjermani.

Vikena kishte vite pa ardhur në atdhe dhe mungesa e saj ishte ndier thellë nga gjyshërit.

Sot, familja Greku ka hapur dyert e mortit për t’i dhënë lamtumirën e fundit vajzës s tyre, e cila u nda nga jeta në lulen e rinisë, duke lënë pas dhimbje të madhe dhe lot të pafund, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE