LAJME / E Diel 22 Shkurt 2026, 13:01

E dîel me mòt të kthjèllèt, por tèmpèratùra të ùlèta

Nese po mendoni se do te rikthehet serish acari ne vend, meteorologet paralajmerojne se ne oret ne vijim, moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit të vendit. Sipas të dhënave meteorologjike, vranësira të pakta dhe kalimtare do të shfaqen kryesisht në relievet malore në lindje, gjatë orëve të para të ditës, pa ndikim të ndjeshëm në kushtet e përgjithshme atmosferike.

Era do të fryjë me drejtim nga verilindja në veriperëndim, me një shpejtësi mesatare rreth 8 metra në sekondë.

Në zonat bregdetare, veçanërisht përgjatë vijës jugperëndimore, si edhe në zonat luginore, era pritet të fitojë intensitet, duke arritur shpejtësi deri në 18 metra në sekondë, parashikon Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Në hapësirën detare parashikohet valëzim i forcës 2 deri në 4 ballë, çka nënkupton kushte nga të qeta deri mesatare për lundrim. Megjithatë, drejtuesit e mjeteve lundruese këshillohen të tregojnë kujdes për shkak të forcimit të erës në zona të caktuara.

Autoritetet meteorologjike rekomandojnë ndjekjen e përditësimeve zyrtare për çdo ndryshim të mundshëm të kushteve atmosferike gjatë ditës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE