LAJME / E Mërkurë 21 Janar 2026, 03:03

E BUJSHME! Sapo e njofton Presidenca, ky shtet hoqi vizat me…

Kosova dhe Bahamet kanë nënshkruar marrëveshje për heqjen e ndërsjellë të vizave për qytetarët e dy vendeve, njoftoi të martën Presidenca e Kosovës.

Sipas Presidencës, ky vendim dëshmon përkushtimin e përbashkët për forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Bahameve, si dhe për thellimin e lidhjeve mes qytetarëve të dy shteteve. “Ky hap i afron edhe më shumë qytetarët tanë me njëri-tjetrin”, thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook.

Heqja e vizave vjen vetëm një muaj pasi Bahamet njohën pavarësinë e Kosovës, duke u bërë vendi i 121-të në botë që e njeh shtetin e Kosovës.

Presidenca sqaroi se kjo marrëveshje ishte paraparë që në dhjetor, kur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri i Bahameve, Philip Davis, nënshkruan marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Deri më tani, Bahamet ishin në mesin e 106 vendeve ku qytetarët e Kosovës kishin nevojë për vizë për të udhëtuar.

Me këtë marrëveshje, Bahamet bëhen vendi i 53-të në botë ku kosovarët mund të udhëtojnë pa viza.

Në vitet e fundit, vendime të ngjashme për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës kanë marrë edhe vende si Tajvani dhe Malajzia, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE