LAJME / E Diel 2 Gusht 2026, 18:06

“Vritini shqiptarët”, thirrje skandaloze në UFC Beograd gjatë hyrjes së luftëtarit shqiptar të MMA-së (Video)

Mbrëmja e UFC-së në Beograd është shoqëruar me një incident të rëndë, pasi një pjesë e tifozëve në arenë kanë lëshuar thirrje antishqiptare në momentin kur luftëtari amerikan me origjinë shqiptare, Dennis Buzukja, hyri në oktagon duke mbajtur flamurin kombëtar shqiptar.

Atmosfera u tensionua që në hyrjen e sportistit, ndërsa nga tribunat u dëgjuan brohoritje fyese dhe slogane urrejtjeje ndaj shqiptarëve. Sipas raportimeve të mediave që ndoqën aktivitetin, një pjesë e publikut brohoriti edhe thirrjen: “Vritini shqiptarët”, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Pavarësisht atmosferës armiqësore, Buzukja zhvilloi duelin e tij në kategorinë featherweight përballë sllovenit Bogdan Grad. Pas një ndeshjeje të fortë, gjyqtarët i dhanë fitoren Gradit.

Megjithatë, incidenti në tribuna mori po aq vëmendje sa edhe përballja sportive, duke rikthyer debatin mbi gjuhën e urrejtjes dhe sjelljen e tifozëve në ngjarje ndërkombëtare sportive. Pamjet e hyrjes së Buzukjas me flamurin kuqezi dhe reagimi i një pjese të publikut në Beograd janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE