LAJME / E Enjte 9 Korrik 2026, 00:12

E BUJSHME – Policia ndalon dy deputete dhe zyrtarin e larte te qeverise (Emrat dhe detajet)

3 zyrtarë nga Maqedonia e Veriut mësohet se janë ndaluar nga Policia në pikën kufitare Qafë Thanë.

Lajmi është konfirmuar nga media TV21, e cila shkruan se bëhet fjalë për ndalimin e koordinatorit të grupit parlamentar të VLEN-it, deputetin Bekim Qoku, deputetin Adnan Azizi dhe Hasim Murtezanin, zëvendëssekretar i përgjithshëm në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

Zyrtarët e sipërpërmendur pretendojnë se ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në pikën kufitare Qafë Thanë, ku ata tentuan të kalojnë kufirin me pasaporta diplomatike.

Po ashtu ata janë shprehur se janë mbajtur për rreth një orë në pritje, pa marrë sqarime.

Pas një ore ndalese, një pjesëtar i policisë kufitare u ka bërë të ditur se tre prej tyre mund të vazhdojnë udhëtimin, ndërsa i katërti që po i shoqëronte ata nuk është lejuar të kalojë kufirin.

LEXO EDHE: Lajm i trishte, nderron jete djali i politikanit te fuqishem
Në shenjë revolte, ata vendosën të kthehen, ndërsa më pas, sipas deklarimeve të tyre, u është komunikuar se kanë ndalesë hyrjeje në Shqipëri.

TV21 raporton se kjo vjen pasi të njëjtit dyshohet se kanë qenë të përfshirë në organizimin e protestave në Tiranë, në të ashtuquajturin “Revolucioni Flamingo”.

Partia VLEN ka reaguar mbrëmjen e sotme, ku kërkon sqarim nga autoritetet shqiptare për ndalimin e 3 zyrtarëve të Maqedonisë së Veriut ne Qafë Thanë.

Siç kemi raportuar dhe pasditen e sotme, u tha se në Qafë Thanë janë ndaluar tre zyrtarët koordinatori i Grupit Parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Hasim Murtezani.

LEXO EDHE: Për hèrë të párë në 151 vjet, Nèptùni hyn në Dásh: cilat jánë shènjat e hòròskòpit që do i prèkë
Në reagimin e bërë në rrjetet sociale thuhet se marrëdhëniet ndërshqipëtare duhet të bazohen në transparencë, respekt institucional dhe komunikim të qartë dhe jo mbi ndalesat pa shpjegim.

“Ndalimi pa shpjegim i tre zyrtarëve tanë kërkon përgjigje zyrtare!

Sot, në pikën kufitare Qafë Thanë, koordinatori i Grupit Parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Hasim Murtezani, janë ndaluar për rreth një orë pa asnjë shpjegim zyrtar, ndonëse të tre ishin të pajisur me pasaporta diplomatike.

LEXO EDHE: Luiz Ejlli i bashkohet protestës në Tiranë, mesazhi i tij po trondit Edi Ramën dhe Sali Berishën, kërkon të
Sipas informacioneve të komunikuara jozyrtarisht nga policia kufitare, ndaj tyre paska një ndalesë hyrjeje. Megjithatë, asnjë vendim, dokument apo arsyetim nuk u është bërë i ditur.

VLEN kërkon nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë të informojnë opinionin publik nëse ekziston vërtet një masë e tillë. Nëse po, kush e ka marrë këtë vendim, mbi çfarë baze ligjore është mbështetur dhe cilat janë arsyet konkrete për një veprim të tillë ndaj zyrtarëve të zgjedhur dhe përfaqësuesve institucionalë.

Marrëdhëniet ndërshqiptare duhet të ndërtohen mbi transparencë, respekt institucional dhe komunikim të qartë, jo mbi ndalesa të pashpjeguara dhe procedura që lënë vend për dyshime,” thuhet në reagim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE