LAJME / E Diel 3 Maj 2026, 12:12

E bujshme/ Në mesin e 48 udhëheqësve në botë, kryeministri Rama niset sot drejt…

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë sot nga Berlini në drejtim të Yerevanit në Armeni, ku pritet të marrë pjesë në Samitin e

Komunitetit Politik Europian, që do të zhvillohet ditën e nesërmë dhe të martën, më 4-5 maj

Ky është takimi i tetë që do të bëjë bashkë udhëheqës nga e gjithë kontinenti në Jerevan të Armenisë, nën sloganin “Ndërtimi

i së Ardhmes: Uniteti dhe Stabiliteti në Evropë”.

Ndërsa janë zbuluar detaje nga takimi që do të zhvillohet mes udhëheqësve, i cili thuhet se do të kryesohet nga António Costa,

Presidenti i Këshillit Evropian dhe Nikol Pashinyan, Kryeministri i Armenisë.

48 krerë shtetesh dhe qeverish do të marrin pjesë në këtë takim të tetë të Komunitetit Politik Evropian, mes të cilëve 27 vendet anëtare të BE-së, Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera të rajonit, ndërsa për herë të parë, në këtë samit do të marrë pjesë dhe një shtet jo-evropian si Kanadaja, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE