LAJME / E Shtunë 21 Mars 2026, 23:11

E bujshme! Flamurtari përjashton me urgjencë Lorenc Trashin! Shiti ndeshjen, dalin detajet çfarë bëri në lojë

Presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi nuk e ka falur humbjen përballë Bylisit me shifrat 2-1, disfatë që erdhi në minutën e 97-të. Në atë minutë, ballshiotët shënuan falë një penalltie të shkaktuar nga kapiteni i vlonjatëve, Lorenc Trashi.

Është pikërisht ky i fundit që duket se e ka pësuar rëndë.

Sipas televizionit lokal “6+1 Vlora”, Sinan Idrizi e ka përjashtuar Trashin nga ekipi, me dyshimet për një trukim ndeshjeje, duke e parë shkaktimin e penalltisë në “frymën e fundit” si të qëllimshëm.

Sipas të njëjti burim, ky vendim i kreut të klubit vlonjat, ka ardhur pas protestës së tifozëve pranë stadiumit “Flamurtari”. Në vazhdim pritet një reagim zyrtar nga klubi i Flamurtarit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE