
Londër – Deklaratat e Kryeministrit shqiptar, Edi Rama, gjatë qëndrimit të tij në Londër për Samitin e Ballkanit Perëndimor, kanë shkaktuar një reagim të ashpër dhe zemërim në mediat dhe qarqe politike britanike. Rama shigjetoi ashpër vendimin e Brexit, duke e lidhur atë direkt me problemet e imigracionit dhe gjendjen emocionale të vendit.
Kritikat Shpërthyese Për Brexit
Gazeta britanike “Daily Express” i cilësoi komentet e Ramës si “shpërthyese”. Rama ironizoi Britaninë duke iu referuar varkave të emigrantëve si “anije të Brexit-it”.
“Ju e latë Evropën sepse donit më shumë lumturi. Tani jeni në depresion.”
“Ju e latë Evropën sepse donit më pak anije dhe keni më shumë anije. Ju e latë Evropën sepse donit më shumë investime. Keni më pak investime.” – Edi Rama, cituar nga Daily Express.
Komentet e Ramës u bënë një ditë para se Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, të priste udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor për të diskutuar goditjen e bandave të kontrabandës.
Rama vlerësoi bashkëpunimin me qeverinë aktuale laburiste dhe kritikoi opozitën, duke theksuar se puna e qeverisë është “krejtësisht e ndryshme nga poezia e opozitës”. Ai gjithashtu shigjetoi figurën e Nigel Farage, duke thënë: “Farage nuk është problemi, Farage është një pasqyrë e problemeve.”
Sulmi i Ashpër ndaj Suella Braverman dhe Fyerja Direkte
Tabloidi “The Mirror” e quajti Ramën “kryeministri vizitor” dhe theksoi sulmet e tij ndaj politikanëve që kritikojnë shqiptarët. Rama citohet t’u ketë kërkuar atyre që i kritikojnë shqiptarët të “mbyllin gojën” (Shut the fuck up).
Ai e thelloi sulmin ndaj ish-Sekretares së Brendshme Konservatore, Suella Braverman, e cila në vitin 2023 iu referua “kriminelëve shqiptarë”.
“Meqë ra fjala, ku është ajo?” tha ai me shaka. Dhe shtoi: “Thjesht mbaje mend, e di, mos u merr me shqiptarët sepse nëse shqiptarët të mallkojnë, thjesht zhdukesh.” – Edi Rama, cituar nga The Mirror.
Rama u bëri thirrje politikanëve britanikë të mos i përmendin shqiptarët për asgjë tjetër, përveçse për arsye shumë të mira, duke theksuar kontributin e tyre në komunitetin britanik.
Reagimi i Zëshëm i Burimit Britanik
Komentet e Ramës sollën një reagim të zëshëm nga një burim pranë Ministrisë së Brendshme Britanike, i cili ishte në detyrë kur mijëra shqiptarë kalonin Kanalin:
“Edi Rama nuk ka idenë se për çfarë po flet. Nëse ai do ta bënte vërtet punën e tij, shqiptarët nuk do të kishin ikur për në Mbretërinë e Bashkuar në turma. Ai duhet të shpenzojë më pak kohë duke folur në publik dhe më shumë kohë duke marrë mbrapsht numrin rekord të kriminelëve shqiptarë që mbushin burgjet tona,” – burim i cituar nga Daily Express.
Deklaratat e Kryeministrit shqiptar, të cilat u pasqyruan edhe nga “The Independent”, vijnë në një kohë kur migracioni i paligjshëm përmes Ballkanit Perëndimor mbetet një çështje kyçe për sigurinë dhe politikën britanike, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
