LAJME / E Martë 16 Dhjetor 2025, 14:02

E bùjshme! ‘Hèrmano’ tek Portokallia del në mèsazhet e grupeve kríminale, s’do ta bèsoni çfarë u zbulua

Batuta e famshme “Hermano, ke pasa”, e kthyer në virale nga aktori i Portokallisë Visjan Ukcenaj në rolin e “King North”, duket se ka kapërcyer kufijtë e humorit për të hyrë në një dosje të rëndë penale për trafik droge.

Në skeçet humoristike, “Hermano” ishte një personazh imagjinar, karikaturë e botës së karteleve spanjolle të drogës. Por sipas materialeve hetimore të zbardhura nga aplikacioni i koduar SKY ECC, pseudonimi “Hermano” rezulton të jetë përdorur realisht nga një prej personave të arrestuar në kuadër të dosjes së grupit kriminal të njohur si banda e Rrajave të Fushë-Krujës.

Bëhet fjalë për shtetasin Sokol Qaja, i cili në komunikimet e dekriptuara shfaqet me pseudonimin “Hermano”, ndërsa në disa raste edhe si “Krushk Hermano”. Sipas hetimeve, Qaja dyshohet si një nga personat kyç në trafikun e 236 kilogramëve hashash drejt Turqisë, ku në biseda diskutohen detaje mbi transportin, itinerarin dhe problemet e hasura pas bllokimit të shoferit të kamionit në territorin turk, shkruan mashqip.

Në këto komunikime përmenden edhe emra të tjerë të grupit, mes tyre edhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të Partisë Socialiste, sipas dosjes hetimore.

Ironia është e fortë: “Hermano” i Portokallisë fliste për kartele droge me humor, ndërsa “Hermano” i SKY ECC fliste për trafik real, sasi të mëdha narkotikësh dhe operacione ndërkombëtare. Nga batutë televizive, në provë penale.

Sokol Qaja dhe anëtarët e tjerë të grupit kriminal ndodhen aktualisht në burg me masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa hetimet vijojnë për të dokumentuar tërësisht rrjetin dhe përfshirjen e personave të tjerë. Mesa duket, jo çdo “Hermano” është për të qeshur… disa përfundojnë në pranga, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE