LAJME / E Mërkurë 8 Tetor 2025, 23:11

Dyshime të rënda për pasurinë e prokurores, tallje me deklarimin e vettingun

Prokurorja e Sarandës, Esmeralda Basho, ndodhet në qendër të dyshimeve pas publikimit të disa vetëdeklarimeve të pasurisë, që përmbajnë kontradikta dhe mungesë transparence.


Në dokumentet e dorëzuara në ILDKPI, ajo rezulton pronare e një apartamenti 86 m² në Sarandë, pa e justifikuar burimin financiar të pronës.

Në një deklarim tjetër thotë se për 3 vite qira ka paguar vetëm 200 mijë lekë të vjetra në total, një shumë qesharake, ndërsa në një tjetër dokument tregon, se e ka dhënë apartamentin e saj me qira për një ditë, me po njëjtën shumë.

 


Gjithashtu, prokurorja Basho ka deklaruar mbi 8 milionë lekë në llogari bankare, sërish pa burim të specifikuar.

Ekspertët e fushës dhe ish-prokurorë, i kanë cilësuar këto mospërputhje si deklarime të rreme, që përbëjnë shkelje të ligjit dhe mund të çojnë në ndjekje penale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE