LAJME / E Enjte 7 Maj 2026, 20:08

Dy persona i ndërpresin rrugën me makinë të riut, e nxjerrin me forcë dhe më pas (VIDEO)

Një incident i rëndë ka ndodhur në afërsi të QTU-së, në autostradën Tiranë-Durrës, ku dy persona kanë dhunuar barbarisht një të ri.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet se dy personat i ndërpresin rrugën me automjetin e tyre një të riu dhe më pas e nxjerrin me forcë nga makina e tij.

Më pas, ata fillojnë ta dhunojnë barbarisht në sy të qytetarëve të tjerë. Është dashur ndërhyrja e këtyre të fundit, si edhe e disa punonjësve të Policisë Rrugore, për të ndarë personat e përfshirë në konflikt.

Ende nuk dihen arsyet që çuan në dhunimin brutal të të riut, ndërkohë që nuk ka ende një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me këtë incident, i cili ngre pikëpyetje mbi sigurinë publike.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @shqip.direkt


Ngjarja ka shkaktuar shqetësim te qytetarët, ndërsa pritet reagimi i autoriteteve për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE