
Historia e trajtuar sot në “Për Shqiptarët” është ajo e Kristinës, një vajzë e cila në moshën 13-vjeçare u përball me një infeksion shumë të rëndë që i rrezikoi jetën dhe e la atë në koma për 2 muaj.
Infeksioni që Kristina ka kaluar ka qenë shumë i rëndë, nga dhëmballa i kaloi në të gjithë trupin.Ky infeksion i shkaktoi asaj probleme në të folur dhe në të ecur.
Edhe pse në Shqipëri mjekët nuk i dhanë asnjë shpresë Kristinës, ndërhyrjet që ajo bëri në Itali falë Fondacionit Firdeus, ia kthyen shpresën.
Miranda, e ëma e Kristinës kujton ditën iu drejtua për ndihmë shqiptarëve dhe Fondacionit Firdeus, dhe vetëm pas 3 ditësh shuma për kurimin e të bijës së saj u mblodh dhe Kristina u nis për kurim në Itali.
“Për tre ditë, më dhanë lajmin e mirë se Kristina do të niset për në Itali. Kur erdhi Fatma e më dha lajmin… ato fjalë më bënë shumë të fortë. Vetes i thoja, ta marr gocën e të iki sa më shpejt. Se dhe doktorët më thonin, që vajza nuk pret më.Rrugëtimi ishte shumë i vështirë. Nxituam, sepse Kristina nuk kishte jetë më. Këtu më thanë që Kristina, zor ta përballojë rrugën, por doktorët në Itali i kishin marrë masat. E mbajtën nën kontroll minutë për minutë. Gjithë rrugëtimin i jam lutur Zotit që Kristina të mbërrinte sa më shpejt në Itali. Ashtu na shkoi. Zoti na pa. Kristina arriti në Itali”, tregoni e ëma e Kristinës, Miranda.
Ajo kujtoi me shumë emocion edhe momentin kur e bija doli nga koma, që për të ishte si një mrekulli nga zoti.
“Ua doktor, i hapi sytë vajza”, ishte reagimi i mamasë.
Sot, falë ndihmës së shqiptarëve dhe ndërhyrjes së Fondacionit “Firdeus”, Kristina është jashtë rrezikut për jetën dhe po i nënshtrohet trajtimeve të specializuara për t’u rikuperuar plotësisht, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
