
Dy tërmete kanë shkundur Greqinë mbrëmjen e sotme në një interval kohor brenda dhjetë minutash.
I pari ishte me magnitudë 2.9 ballë dhe i dyti me forcvë 2.7 ballë sipas shkallës Rihter dhe u cilësuan të parrezikshëm nga sizmiologët.
Ata u regjistruan në verilindje të Rafinës, të dielën në mbrëmje.
Tërmeti i parë, me magnitudë 2.7 ballë sipas shkallës Rihter, ndodhi në orën 19:50. Ai kishte një thellësi fokale prej 8.4 kilometrash dhe epiqendra e tij ishte 6 kilometra në verilindje të Rafinës.
Dridhja e dytë ndodhi shtatë minuta më vonë, në orën 19:57. Sipas zgjidhjes automatike të Gjeodinamikës, thellësia fokale e dridhjes ishte 5 kilometra dhe epiqendra ishte 6 kilometra në lindje, në verilindje të Rafinës.
Dridhjet u ndjenë në Atikën Juglindore, ndërsa nuk raportohen dëme materiale apo të lënduarj, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
