
Kryeministri Edi Rama caktoi në drejtimin e Ministrisë së Brendshme Albana Koçiun.
Duke thënë se kjo Ministri nuk është vetëm në funksion të Policisë, Rama, në fjalën e tij në Asamblenë e PS-së, vuri theksin te nevoja për caktimin e adresave. Po ashtu, foli për sistemin e zjarrfikëses, që e cilësoi të prapambetur.
“Sot zjarret janë problemi ynë më i madh. Kanë dalë në plan të parë. Ministria e Brendshme duhet të bëhet Ministri e Punëve të Brendshme, të ngrihet në një nivel tjetër. Administrata nuk mund të jetë më e zhytur në kënetë. Problematika e imigracionit, gjendja civile,
standardet e shërbimeve të kompanisë së sigurisë private, që vetëm kur ndodh ndonjë gjë, themi çfarë bëhet me këta. Pronat e sekuestruara, që i riblejnë prapë pronarët, është vënë rregull, por nuk mjafton”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
