LAJME / E Mërkurë 3 Qershor 2026, 20:08

DRAMË NË SHKUP: Keqkuptimi në biznes u shndërrua në sulm të armatosur mes babait dhe djalit – këto janë detajet

Një incident i rëndë është raportuar në rajonin e Shkupit, ku një 29-vjeçar nga Laskarca ka denoncuar babanë dhe xhaxhain e tij për të shtëna me armë ndaj një objekti që po ndërtonte në rrugën Saraj–Matkë.

Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur teksa i riu ndodhej në kantier së bashku me një mik të tij. Në një moment, në vendngjarje kanë mbërritur babai dhe xhaxhai i tij, me të cilët ai kishte pasur mosmarrëveshje të vazhdueshme lidhur me çështje biznesi.

Sipas kallëzimit, pasi u ka kërkuar të largohen nga objekti, ka shpërthyer një debat verbal që më pas është përshkallëzuar në incident të armatosur. 29-vjeçari pretendon se ndaj objektit janë shkrepur disa plumba me pistoletë dhe pushkë gjahu, ndërsa është dëmtuar edhe automjeti i tij.

Pas denoncimit, policia ka ndërmarrë masa operative dhe ka arrestuar një nga personat e dyshuar. Më vonë, me urdhër gjykate, është kryer kontroll në banesën e tij, ku janë gjetur dhe sekuestruar dy pushkë gjahu dhe municion.

Nga MPB-ja njoftojnë se hetimet për rastin vazhdojnë dhe se po ndërmerren veprime shtesë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personave të përfshirë do të ngrihen kallëzimet përkatëse në përputhje me ligjin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE