LAJME / E Martë 25 Nëntor 2025, 16:04

Dosja e “21 Janarit”/ Ilir Meta bën kërkesën e papritur në SPAK…

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka thirrur sot avokatin e tij, Kujtim Cakrani, duke i kërkuar që të paraqesë një kërkesë në SPAK për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen e 21 Janarit 2011.

Meta i cili ndodhet në qeli, i ka kërkuar avokatit të tij që t’i drejtohet prokurorit të çështjes, A. Shehu, me qëllim që ai të thirret si person në dijeni për rrethana dhe fakte që lidhen me hetimin.

“Presidenti i Partisë së Lirisë, z. Ilir Meta, ka thirrur sot mbrojtësin e tij ligjor, Avokatin Kujtim Cakrani, dhe i ka kërkuar t’i bëjë kërkesë prokurorit A. Shehu për t’u pyetur si person që ka dijeni për rrethana dhe fakte lidhur me ‘21 Janarin’”, thuhet ne njoftim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE