LAJME / E Shtunë 15 Nëntor 2025, 18:06

Dosja e “21 Janarit”, Bamir Topi thumbon Berishën: Nëse SPAK-u të thërret…

Ish-presidenti i Republikës Bamir Topi ka thumbuar kreun e PD-së Sali Berisha, ne lidhje me çështjen e 21 janarit!

Topi tha se çdo person që thirret nga SPAK duhet të shkojë, pasi sipas tij është detyrim dhe nuk është çështje vullneti.

Gjithçka që unë kam pasur për të dhënë mesazhe për 21 Janarin i kam dhënë pafundësisht.

Mes institucionit dhe individit, unë kam pasur gjithmonë besueshmërinë te institucionet. Nuk kam fletëthirrje nga SPAK, por nëse do të më thërrasin, është detyrim. Çdo njeri që thirret duhet të shkojë, është detyrim, nuk është çështje vullneti nëse dëshiron apo jo. Cilido që të jesh, kudo të jesh, nëse ata të kërkojnë, patjetër. Është detyrim”, deklaroi Topi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE