LAJME / E Premte 27 Qershor 2025, 15:03

Donald Trump i nxjerr 30 miliardë dollarë në tryezë Iranit! Takimet SEKRETE dhe ofertat JOSHËSE të presidentit për Teheranin

Administrata Trump ka diskutuar ndihmën që Irani të ketë në dispozicion deri në 30 miliardë dollarë për një program bërthamor civil, heqjen e disa sanksioneve që e kanë penguar atë dhe “lirimin” e fondeve të ngrira iraniane, të gjitha si pjesë e një përpjekjeje në rritje për ta rikthyer Teheranin në tryezën e negociatave.

Sipas katër burimeve të njohura me çështjen, zyrtarë “kyç” të SHBA-së dhe Lindjes së Mesme kanë zhvilluar bisedime prapa skenave me zyrtarë iranianë, si gjatë javëve të fundit kur Irani dhe Izraeli kanë shkëmbyer sulme, ashtu edhe në ditët që nga marrëveshja e armëpushimit.

Zyrtarët e administratës Trump thonë se janë vënë në tryezë disa propozime. Këto janë ide paraprake dhe në zhvillim e sipër, por një kusht mbetet i panegociueshëm: zero uranium në Iran, për të cilin Teherani këmbëngul se është i nevojshëm.

Pavarësisht këmbënguljes së SHBA-së për këtë kusht, drafti paraprak i propozimeve i bërë me dije nga CNN, përfshin disa oferta mjaft joshëse për Iranin. Thuhet se disa nga këto detaje u përpunuan në një takim sekret i cili zgjati për disa orë. Ky takim thuhet se u zhvillua vetëm një para sulmit të SHBA ndaj Iranit.

Ndërkohë, një ndër kushtet për të cilat po diskutohet dhe që është zbuluar për herë të parë është një investim prej 20 deri në 30 miliardë dollarësh në një program të ri bërthamor iranian pa uranium, i cili do të përdoret për përdorim civil të energjisë.

Një zyrtar i administratës Trump i tha CNN se në një skenar të tillë, paratë nuk do të vinin direkt nga Shtetet e Bashkuara , të cilat do të preferonin që kostot të mbuloheshin nga aleatët e tyre arabë.

Investimi në infrastrukturën e energjisë bërthamore të Iranit është diskutuar në raundet e mëparshme të negociatave në muajt e fundit.

“Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të udhëheqin këto bisedime”, tha zyrtari për CNN. “Dikush duhet të paguajë për ndërtimin e programit bërthamor, por ne nuk do të jemi të angazhuar financiarisht”.

Stimuj të tjerë përfshijnë heqjen e disa sanksioneve kundër Iranit, por edhe heqjen e kufizimeve mbi 6 miliardë dollarë fonde të ngrira të mbajtura në llogari bankare të huaja që Teherani nuk mund t’i përdorë.

Një ide tjetër e diskutuar javën e kaluar dhe aktualisht në shqyrtim është që aleatët e SHBA-së në Gjirin Persik të financojnë një zëvendësim për objektin bërthamor Fordow, i cili u godit nga bombat amerikane fundjavën e kaluar, si pjesë e programit të ri të mos-pasurimit.

Nuk është e qartë nëse Irani mund ta përdorë të njëjtin objekt, as nëse propozimi po shqyrtohet seriozisht.

“Mendoj se është plotësisht e pasigurt se çfarë do të ndodhë këtu”, tha një burim tjetër i njohur me pesë raundet e para të bisedimeve midis SHBA-së dhe Iranit, të cilat i paraprinë sulmeve izraelite dhe amerikane në objektet bërthamore iraniane.

Witkoff i tha CNBC të mërkurën se SHBA-të po kërkojnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse paqeje , ndërsa një zyrtar i administratës Trump theksoi se të gjitha propozimet synojnë të parandalojnë Iranin nga pajisja me një armë bërthamore.

SHBA-të kanë thënë se Irani mund të ketë një program bërthamor paqësor, por jo me uranium.

Në vend të kësaj, SHBA-të po propozojnë që vendi të importojë uranium të pasuruar. Witkoff e krahasoi këtë version të një programi bërthamor me atë të Emirateve të Bashkuara Arabe. “Çështja tani dhe biseda me Iranin është: Si ta rindërtojmë një program bërthamor më të mirë, jo-ushtarak për ju, që nuk përfshin pasurim?”, tha ai për CNBC, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE