LAJME / E Martë 19 Maj 2026, 13:01

DONALD TRUMP EMOCIONON SHQIPTARËT ME GJESTIN NDAJ FAMILJES SHQIPTARE

Një familje shqiptare ka përjetuar një moment të paharrueshëm në Shtëpinë e Bardhë, teksa u prit nga presidenti amerikan Donald Trump në Zyrën Ovale.

Familja Xhaferi udhëtoi drejt Washingtonit falë iniciativës “Make-A-Wish”, për të realizuar dëshirën e djalit të tyre që po përballet me probleme shëndetësore.

Gjatë takimit, Trump i dhuroi vogëlushit një kujtim simbolik presidencial, ndërsa atmosfera u mbush me emocione dhe buzëqeshje.

Presidenti amerikan u shpreh se momente të tilla tregojnë forcën e shpresës dhe dashurisë, duke vlerësuar guximin e vogëlushit dhe familjes së tij.

Pamjet nga takimi janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, ku shumë shqiptarë e kanë konsideruar këtë një moment krenarie për komunitetin shqiptar në SHBA, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE