
Sapo është liruar Altin Hila, babai që u bë simbol i protestës, pasi shfaqej bashke me fëmijën e sëmurë u la i lirë, pasi gjykata e vendosi në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.
“Rama nëse duhet të reflektojë ndonjëherë në jetë duhet të reflektojë për këta njerëz që herë jemi rritur me bukë e herë pa bukë. Bëje për patriotizëm”, tha ai për News24.
Vijon lirimi i protestuesve të arrestuar pas tensioneve dhe dhunës policore të ushtruar ndaj qytetarëve ditën e enjte.
Mes personave të liruar është edhe aktivisti Gent Progni.
Ai është pritur nga familjarë dhe qytetarë me duartrokitje ndërsa thërrisnin: Fitore!
Ka nisur lirimi i protestuesve të arrestuar pas tensioneve në protestën e zhvilluar ditën e enjte. Protestuesit kanë lënë bllokun e sigurisë në rrugën “Mine Peza”.
Gjykata e Tiranës shpalli pak më parë verdiktin për 19 protestuesit që u arrestuan pas përplasjes me policinë në tubimin e 2 korrikut.
Për protestuesit Everest Bardh dhe Ervin Gega u caktua masa e arrestit në shtëpi, pavarësisht se prokuroria kërkoi arrest me burg për ta, duke argumentuar se kishin kryer akte dhune duke shkatërruar makinën e policisë.
Ndërsa Altin Hila, babai që u bë simbol i protestës, pasi shfaqej bashke me fëmijën e sëmurë u la i lirë, edhe pse fillimisht prokurori kërkoi burg, e më vonë e zbuti qëndrimin duke kërkuar arrest shtëpie.
12 protetues u lanë nën masën e detyrimit për paraqitje, ndërsa 5 të tjerë u liruan pa masë sigurie.
Seanca zgjati më shumë se 5 orë, kohë gjatë së cilës u pezullua pasi protestuesi Niko Carklaj shfaqi shtqetësime, për shkak se vuan nga epilepsia, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
