LAJME / E Hënë 15 Dhjetor 2025, 09:09

Dogji 2 automjete! Vihet në pranga 19-vjeçari në Shkodër, ja çfarë iu gjet në banesë

Policia e Shkodrës ka zbardhur djegien e dy makinave në këtë qytet, ndërsa ka arrestuar një 19-vjeçar të dyshuar në lidhje me rastin.

Në kudër të operacionit të koduar “Traces”, në pranga ka rënë shtetasi K. M., 19 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar si autor i djegies së dy automjeteve. Gjithashtu, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor.

“Si rezultat i veprimeve të thelluara për zbardhjen e djegies së qëllimshme të dy automjeteve në pronësi të shtetasve Z. K. dhe A. D., ndodhur mëngjesin e datës 09.12.2025, në lagjen “Iliria”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, bazuar në provat e grumbulluara si rezultat i veprimeve hetimore intensive, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Traces””, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas raportimeve, në banesën e 19-vjeçarit u gjetën dhe u sekustruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri mitraloz i lehtë, municion luftarak, një sasi lënde narkotike kanabis dhe veshjet e përdorura gjatë vendosjes së zjarrit.

Ndërkohë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE