LAJME / E Martë 21 Korrik 2026, 19:07

“Do të vras, nuk ta harroj”, kërcënoi drejtoreshën e Tatimeve, bashkëshorti i Elisa Spiropalit vihet nën hetim

Bashkëshorti i deputetes Elisa Spiropali, Salarjon Totaj, është marrë në hetim në gjendje të lirë nga Policia e Tiranës për veprën penale të kanosjes për shkak të detyrës.


Totaj, përmes celularit ka kanosur dhe kërcënuar një drejtoreshë sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Incidenti ka ndodhur pas një kontrolli që Tatimet kanë krye në një biznes të një familjari të Totajt. Mësohet se kanosja është bërë përmes celularit, me mesazhe.

Burime bëjnë me dije se mes rreshtave Totaj i ka shkruar drejtoreshës së sektorit të Tatimet që “nuk do t’ia harronte deri sa të vdiste” dhe se “do ta vriste”.


Menjëherë pas mesazheve kërcënuese i është drejtuar policisë me denoncim.

Salarjon Totaj është thirrur në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës për rreth 2 orë këtë të martë dhe është përballur me denoncimin dhe mesazhet kërcënuese, të cilat i ka pranuar se i ka shkruar vetë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE