
Kryeministri Edi Rama ka vizituar mesditën e kësaj të diele ambientet e vilës së ish-diktatorit, Enver Hoxha. Një ditë pasi kjo godinë ra pre e molotovëve dhe fishekzjarrëve të hedhura nga protestuesit e opozitës, kreu i qeverisë ka vendosur që të shohë nga afër gjendjen e vilës pas sulmeve.
Siç raportuam dhe mbrëmjen e së shtunës, godina e e kthyer në një hapësirë pritëse për artistë nga vende të ndryshme të botës dhe e menaxhuar nga fondacioni francez Art Explora, u sulmua me breshëri molotovësh dhe mjete piroteknike nga protestuesit e opozitës.
Në momentin e sulmit brenda godinës ndodheshin 10 persona, mes tyre 7 artistë dhe 3 anëtarë të stafit. Pamjet e transmetuara tregonin qartë praninë e njerëzve në ambientet e brendshme në çastin kur hidheshin mjetet ndezëse.
Rezidenca, e cila për periudhën janar-mars ka mirëpritur tetë artistë nga Polonia, Greqia, Turqia, Kosova, Kina, Bangladeshi dhe Bosnje-Hercegovina, ishte aktive edhe gjatë ditës së djeshme. Vetë artistët kishin ndarë në rrjete sociale momente nga aktivitetet e zhvilluara brenda vilës, pak orë përpara incidentit.
Artistja greke Amalia Vekri publikoi në profilin e saj pamje nga momenti i sulmit, ku shiheshin protestues duke hedhur molotovë drejt godinës.
Lista e artistëve përfshin emra nga skena ndërkombëtare si: Agnieszka Mastalerz (Poloni), Amalia Vekri (Greqi), Betül Aksu (Turqi), Dardan Zhegrova (Kosovë), Kemil Bekteši (Bosnje-Hercegovinë & Kosovë), Lumturie Krasniqi (Kosovë), Palash Bhattacharjee (Bangladesh) dhe Yao Qingmei (Kinë).
Ky sulm i dënua ashpër nga mazhoranca, ku përpos ministrave Blendi Gonxhe dhe Albana Koçiut, reagime erdhën dhe nga deputetët socialistë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
