LAJME / E Martë 26 Maj 2026, 18:06

Dikur aleatë, Selami Jenisheri shprthen ndaj Sali Berishës: Je i paaftë, të sfidoj në debat që të të tregoj se... (VIDEO)

Ish-deputeti Selami Jenisheri, i cili me partinë e tij ishte aleat me Partia Demokratike e Shqipërisë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të kaluar, i ka dalë publikisht kundër Sali Berisha dhe e ka sfiduar për një debat televiziv.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Jenisheri tha se gjatë debatit televiziv do ta bindë Berishën se është i paaftë për të drejtuar opozitën shqiptare.

Më tej, ai deklaroi se është i vetmi deputet që i ka sjellë qeverisë shqiptare 140 miliardë lekë të vjetra dhe se kjo ka qenë detyra e tij si deputet.

Jenisheri: I lutem zotit Sali Berisha që të pranojë ftesën time për t’u përballur me mua në cilindo televizion që dëshiron, që ta bind se është i paaftë për të drejtuar opozitën shqiptare dhe t’i tregoj se opsioni i partisë sonë e çon jetën e çdo shqiptari përpara, gjë që është detyrë e çdo politikani.

Ish-deputeti Selami Jenisheri është ai deputet që ka bërë atë që nuk e ka bërë asnjë deputet për 35 vjet: i ka sjellë Edi Rama në tavolinë 140 miliardë lekë të vjetra. Dhe kjo është detyra që kam kryer si deputet. Do t’i bind të gjithë shqiptarët se nuk e meritojnë që Sali Berisha të drejtojë opozitën, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE