LAJME / E Mërkurë 4 Mars 2026, 10:10

Dhunoi në zyrë me qytën e pistoletës, Fatmir Metën e IKMT, shpallet në kërkim drejtroi i Mjedisit, Klesti Çela!

Drejtori i Mjedisit në IKMT, Klesti Çela është shpallur në kërkim pasi dhunoi në zyrë Fatmir Metën, drejtorin e Ekzekutimit të Vendimeve në Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Çela, kunati i Ergys Agasit, e ka dhunuar Metën së bashku me tre persona të tjerë. Ngjarja dyshohet se ka ardhur pas një përplasjeje verbale të ndodhur një ditë më parë mes palëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 shpallën në kërkim shtetasin Klesti Çela,

pasi dyshohet se dje, së bashku me 3 shtetas ende të paidentifikuar, ka goditur për shkak të detyrës shtetasin Meta,

drejtor i Drejtorisë së Ekzekutimit të Vendimeve të IKMT-së, në ambientet e këtij institucioni. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”, njofton policia, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE