LAJME / E Shtunë 24 Janar 2026, 08:08

Dh*noi dhe bëri për spital motrën e tij, policia greke vë në pranga adoleshentin shqiptar!

Policia greke ka vënë në pranga një 14-vjeçar shqiptar pasi dyshohet se ka dhunuar motrën e tij, 16-vjeçare.

I mituri, nxënës në një gjimnaz të Selanikut, u arrestua me akuzën se ka goditur me grushte motrën e tij, ndërsa sipas dosjes hetimore, ngjarjes i ka paraprirë një sherr mes tyre për arsye banale.

Sipas mediave greke, incidenti ndodhi pasditen e djeshme, ndërsa vajza 16-vjeçare u dërgua në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

14-vjeçari, me origjinë nga Shqipëria, u paraqit paraditen e sotme në Prokurorinë e Shkallës së Parë në Selanik dhe, me urdhër të prokurorit, u la i lirë, ndërsa u urdhërua zhvillimi i një hetimi paraprak, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE