
Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai i Iranit Masoud Pezeshkian, zhvilluan një bisedë telefonike mbi luftën që po zhvillohet.
Kremlini thotë se gjatë telefonatës, presidenti i Rusisë përsëriti thirrjen e tij për një armëpushim të menjëhershëm dhe një kthim në një “zgjidhje politike dhe diplomatike”, sipas një njoftimi të Kremlinit.
Gjatë telefonatës, Pezeshkian shprehu gjithashtu mirënjohje për solidaritetin e Rusisë dhe e informoi Putinin mbi luftën, sipas Kremlinit.
Njoftimi i Kremlin, vjen pas raportimeve se Moska po i jep Teheranit informacione për të goditur objektivat amerikane në rajon.
Irani është një aleat i ngushtë i Rusisë, por besohet se Moska ngurron të ndërhyjë drejtpërdrejt, pasi është e zënë me luftën e saj agresionale kundër Ukrainës, thonë mediat.
Gjithashtu, Moska nuk dëshiron të rrezikojë prishjen e marrëdhënies së saj me presidentin amerikan Donald Trump për shkak të Iranit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
